×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sibel Halimi: Qeveria Kurti për qëllime politike po paralizonë komunat

    Insajderi
    06 April 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se Qeveria për qëllime politike po i paralizon komunat duke ua bllokuar të hyrat vetanake.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Halimi ka thënë se me këto veprime po ndëshkohen qytetarët.

    “Një qeveri me performancë aq të dobët jo vetëm në investime kapitale, por edhe në menaxhim të përgjithshëm, ka vendosur që për qëllime politike t’i paralizojë komunat duke ua bllokuar të hyrat vetanake“, tha Halimi.

    Tutje, Halimi tha se Qeveria Kurti po sundon komunat, derisa për komunat në veri e ka shpikur vetmenaxhimin.

    “Vetëm për komunat në veri të vendit, kjo Qeveri ka shpikur vetmenaxhimin. E komunat tjera i sundon!”, ka përfunduar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark