×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Sigurimet rriten me mbi 5%

    Insajderi
    30 July 2017 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori i sigurimeve, që përfaqëson rreth 3.0 përqind të gjithsej aseteve të sistemit financiar, në mars 2017 shënoi rritje vjetore më të ngadalësuar prej 5.3 përqind.

    “Një ndër kontribuesit kryesor në rritjen e aseteve të sektorit të sigurimeve ishte rritja e parave të gatshme të mbajtura në bankat komerciale, që ka pjesëmarrjen më të madhe në strukturën e aseteve të kompanive të sigurimit”, thuhet në raportin e Vlerësimit Tremujor të Ekonomisë të BQK-së, raporton RTKlive.

    Sipas BQK-së, sigurimet jo-jetë, të cilat përfaqësojnë pjesën më të madhe të sektorit me 89.8 përqind të gjithsej aseteve, shënuan rritje vjetore prej 4.9 përqind. Ndërsa, sigurimet ‘jetë’, që përbëjnë pjesën e mbetur të aseteve, shënuan rritje vjetore prej 8.8 përqind.

    “Deri në mars 2017, vlera e primeve të shkruara nga kompanitë e sigurimeve arritën vlerën prej 19.4 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 1.7 përqind. Struktura e primeve të shkruara kryesohet nga primet e sigurimit jo-jetë, të cilat përfaqësojnë 96.7 përqind të gjithsej primeve të shkruara. Vlera e realizuar e primeve të shkruara nga sigurimi jo-jetë arriti në 18.7 milionë euro në mars 2017, që tregon për një rritje vjetore prej 2.0 përqind. Ndërsa, vlera e primeve të shkruara nga sigurimi jetë arriti vlerën 641.5 mijë euro, duke shënuar një rënie vjetore prej 7.2 përqind”, ka njoftuar BQK-ja.

    Dëmet e paguara nga sektori i sigurimeve, ku përfshihen dëmet e kompanive të sigurimit dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), shënuan rritje në 11.3 milionë euro në TM1 2017 (8.5 milionë euro në TM1 2016), njofton RTKlive.

    ‘Rritja më e vogël e primeve të pranuara gjatë kësaj periudhe krahas rritjes më të lartë të dëmeve të paguara ndikoi në rritjen e raportit të gjithsej dëmeve të paguara ndaj primeve të shkruara”, thuhet në raportin e Vlerësimit Tremujor të Ekonomisë të BQK-së

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark