Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ka bërë të ditur slloganin që do të përdorë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Sllogani i Muhaxherit është “Sigurt, për ty!”
Muhaxheri shkroi se kryefjala e mandateve quhet sukses i përbashkët.
“Jam i sigurt që kryefjala e mandateve që po lëmë pas, quhet sukses i përbashkët. 8 vjet më parë ishim të sigurt që do ia dalim. Dhe ia dolëm. Sigurt e për të gjithë. E transformuam Pejën. E bëmë më të sigurt.E bëmë më të mirë për të gjithë”.
Ai shkroi se fushatën do ta bëjnë në mënyrë digjitale në mënyrë që të mbrojë shëndetin e qytetarëve.
“Edhe për 4 vitet e ardhshme jemi të sigurt se do të fitojmë, për të gjithë e të mirën e të gjithëve. Edhe fushatën do ta bëjmë ndryshe – digjitale, sepse është e sigurt për shëndetin tuaj”, shkroi Muhaxheri në Facebook.