×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sikur të ishte në pushtet, njeriu i Agim Veliut emërohet Shef i Inspektoratit nga Bulliqi i Vetëvendosjes

    Insajderi
    19 April 2022 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse më nuk është në pushtet, Agim Veliut “nuk ia ka lënë shenjë” kur flitet për ndikim. Njeriu i tij tashmë është emëruar Shef i Inspektoratit në Komunën e Podujevës, që për mandatin e dytë udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes. Insajderi sjell detajet.

    Gazeta Insajderi

    Në faqen e Facebook-ut të Komunës së Podujevës ende janë publike postimet ku Ahmet Ahmeti bënte aktivitete si shef personeli, në kohën kur komunën e drejtonte Agim Veliu.

    Veliu që për shumë mandate ishte kryetar i Podujevës do ta linte këtë pozitë për tu bërë Ministër i Brendshëm në Qeverinë e parë të Albin Kurtit.

    Shkarkimi i tij për një deklaratë ku ai ishte në parim pro Vetëvendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme për pandeminë ashtu siç atëherë e kërkonte Presidenti Hashim Thaçi, do të niste edhe fundin e asaj Qeverie.

    “As shenjë s’ma ka lënë”, ishte përgjigja e tij kur u pyet për shkarkimin nga Kurti, vite më vonë kjo deklaratë edhe mund të duket që ka diçka të vërtet.

    Së fundi, ish-shefi i personelit të kohës së tij në Komunën e Podujevës, Ahmet Ahmeti ka marrë pozitë edhe më të lartë në komunën e njëjtë por tash për të dytën herë të drejtuar nga Vetëvendosje dhe Shpetim Bulliqi.

    Burime të Insajderit bëjnë me dije që me vendim të Bulliqit, Ahmet Ahmeti është emëruar shef i Inspektoratit, vendim i cili Komuna e Podujevës nuk e ka bërë ende të ditur për publikun.

    Insajderi kohë më parë raportoi se si Komuna e Bulliqit aprovoi një investim 55 milionësh bash në tokën e njeriut të Agim Veliut.

    Hulumtimi-Pushteti i Bulliqit aprovon investimin 55 milionësh në tokën e njeriut të Agim Veliut

    Javën që shkoi Insajderi po ashtu raportoi se si kur u ndanë fonde nga Komuna që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes përfitoi edhe i biri i Agim Veliut.

    Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Podujevës kishte publikuar listën e përfitueseve të subvencioneve në Sport për vitin 2022, ku në mesin e përfituesve ishte edhe djali i ish-kryetarit të Podujevës, Agim Veliu.

    Artikulli i plotë: “As shenjë s’ma ka lënë”, djali i Agim Veliut përfiton nga Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes (Dokument)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark