×
  • Lajme
  • Lajme

    Sikurse vëllai i Fitore Pacollit, edhe drejtori i Bulliqit mori grant për lopë afro 100 mijë euro

    Insajderi
    25 November 2024 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe drejtori i Shpejtim Bulliqit, është shpërblyer me grant afro 100 mijë euro prej Ministrisë së Bujqësisë. Kështu ka pretenduar sekretari i përgjithshëm i forumit të rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, përmes një video.

    Sipas tij, Vigan Salihu drejtor i zhvillimit ekonomik, ka përfituar 96,300.00 Euro.

    “Me 100 mijë euro është shpërblyer edhe Vigan Salihu, i cili është drejtor i zhvillimit ekonomik në Podujevë”, thuhet në videon e Pacollit.

    Insajderi ka hulumtuar, duke gjetur edhe një detaj tjetër.

    Ferma e Vigan Salihut, “The farm of Matin” është regjistruar në ARBK, hiç më larg se me 28 tetor të këtij viti.

    Ndërkohë që lista finale e përfituesve të granteve ishte publikuar me 20 nentor 2024. Pra 22 ditë më vonë, pasi Salihu kishte regjistruar biznesin e tij.

    Gazeta Insajderi, ka kontaktuar me Vigan Salihun por i njëjti nuk u përgjigj, duke kërkuar që t’i dërgohet email zyrtar.

    Gjithashtu, Pacolli tha se Kushtrim Nimoni, djali i axhës së Genc Nimonit, shefit të kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, përfitoi 100 mijë euro.

    Në listën e përfituesve, ai tha se ishte edhe Veton Mulliqi, këshilltar politik i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të cilin tha se është edhe familjar i Besnik Bislimit, zëvendëskryeministrit.

    “Faton, publikoji sa para i kanë përfituar njerëzit e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, sepse në 6 raste dolën 600 mijë euro”, tha Egzon Pacolli. “Nuk do të ndalemi derisa ta ktheni çdo cent”.

    Ndërkohë që në vëmendje kaNë qenë grantet e ndara nga Ministria e Bujqësisë për vëllaun dhe dajën e deputetes Fitore Pacolli.

    Mediat raportuan se Ministria e Bujqësisë tashmë i ka pezulluar grantet për vëllain dhe dajën e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, si dhe për Naim Huruglicën, këshilltarin e ministrit Faton Peci, pas akuzave për keqpërdorime.

    LDK-ja ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori për këtë çështje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark