×
Show / Fashion

Simptomat e kancerit të mushkërive edhe nëse nuk pini duhan

Insajderi
22 July 2019 - 12:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shumica e kollitjeve të forta shërohen vetë duke menduar se është rezultat i ftohjes ose inflamacionit.

Keni kujdes ndaj këtyre tetë simptomave edhe nëse pini duhan, transmeton KosovaPress.

Kanceri i mushkërive lidhej vetëm me pirjen e duhanit për një kohë të gjatë Në fakt, edhe pse pirja e duhanit shkakton rreth 85 për qind të rasteve të kancerit të mushkërive, mijëra jo-duhanpirës, përfshirë edhe duhanpirësit pasivë, vdesin nga kjo sëmundje.

Për këtë arsye është thelbësore që të njohim më mirë simptomat që ndihmojnë  për të zbuluar më herët sëmundjen dhe për të rritur shanset e shërimit, paralajmërojnë mjekët britanikë.

“Ne kemi nevojë për një rritje serioze në ndërgjegjësimin mbi simptomat që tregojnë këtë sëmundje midis ekspertëve dhe vendimmarrësve në lidhje me politikën shëndetësore, por jo vetëm për simptomat, por edhe për faktorët e tjerë të rrezikut, siç janë ndotësit e ambientit që janë të pranishëm në zonat e brendshme ose të jashtme”, thonë ata.

Në fakt, shumica e njerëzve që nuk janë duhanpirës, shpesh nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet e tjera dhe kur shfaqen simptomat, ata as nuk mendojnë për mundësinë e kancerit të mushkërive, duke mos shkuar te mjeku për kontroll më të hollësishëm.

Por, ka simptoma, të cilat trupi i dërgon dhe nëse janë të shoqëruara, atëherë kjo duhet të jetë shenjë se është koha për vizitë te mjeku:

Kollitja që nuk ndalon as pas dy deri në tri javë

Kollitja që përkeqësohet

Infeksionet inflamatore në gjoks

Gjakderdhje gjatë kollitjes

Dhimbje gjatë frymëmarrjes dhe kollitjes

Frymëmarrje e shpeshtë, edhe kur nuk ka aktivitet të madh

Lodhje e vazhdueshme dhe mungesë energjie

Humbje apetiti dhe humbje e pashpjegueshme e peshës.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark