×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sindikata: Koha ku minatorët janë lënë nën mëshirën e fatit ka përfunduar

    Insajderi
    25 August 2023 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një takim me zëvendës Ministrin e Republikës së Kosovës, Getoar Mjekun, Valon Prebrezën, dhe me menaxhmentin e Ndërmarrjes.

    Sipas sindikatës ky takim ishte pa “kurrfarë përmbajtje, qëllimi apo vullneti të sinqert për të dhënë kontribut në tejaklimin e problemeve nga menaxhmenti”.

    Zëvendës ministri, Mjeku dhe Prebreza sipas sindikatës nuk kanë diskutuar për problemet reale.

    “Takimi i djeshem përkundër dëshirës dhe përpjekjeve tona si sindikatë për të adresuar problemtikat me të cilat ballafaqohemi dhe për të gjetur zgjidhje konkrete nga ana e menaxhmentit nuk kishte nje përpjekje e sinqert për të gjetur rrugen e bashkpunimit dhe tejkalimit të sfidave me të cilat ballafaqohemi. Ne adresuam shqetësimin tonë lidhur me ndaljen e pagave për minatorërt grevist, duke kërkuar ekzekutimin e plotë të pagave, por menaxhmenti refuzoi kërkesën tonë, duke lënë të kuptojmë se djersa e minatorit nuk do të kompenzohet”, ka shkruar Sindikata në një reagim në Facebook.

    Për sindikalistët ndalja e pagave për minatorët grevist është e papranueshme dhe do të t’i detyrojë të ndërmarrin të gjitha masat ligjore, deri në realizimin e të drejtave.

    “Ne minatorët e ndermarrjes Trepça Sh.A. me shumë se kurdoher duhet të jemi të bashkuar dhe të ia bëjme me dije secilit që fati i minatoreve dhe buka e familjes se tyre nuk do ti lihet nën mëshiren e cilitdo kryeshef apo menaxhment”, thuhet në njoftim.

    “Koha kur minatoret janë lënë nën mëshiren e fatit ka përfunduar. Ne do të kërkojmë realzimin e të drejtave tona në çdo rrugë dhe mjet ligjor”, thuhet tutje në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark