×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sipas Tahirit kaq euro i bie që rriten pagat për nëpunësit publik: Qeveria po mashtron

    Insajderi
    31 October 2023 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me deklaratën e Ministrit Murati se në vitin e ardhshëm, paga mesatare në sektorin publik të jetë rreth 780 euro.

    Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës po tallet me punëtorët e sektorit publik, dhe sipas tij, me buxhetin e ri, i bie që të ketë ngritje të koeficientit për pesë euro.

    Tahiri thotë se një kategorie të made i bie që të kenë 30 deri në 80 euro të hyra mujore më shumë.

    Sipas tij, duke e ditur shkallën e inflacionit, kjo rritje është “mshtrim”.

    “Qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publik. Me buxhetin e ri, i bie të kemi një ngritje të koeficientit për pesë euro. Në total, një shumice dërrmuese të kategorive buxhetore i bie të kenë 30 deri në 80 euro më shumë të hyra mujore. Duke ditë inflacionin kjo nuk është rritje reale nominale. Thënë ndryshe qeveria nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron!”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark