Mauro Icardi nuk është në planet e PSG dhe në lidhje me të ardhmen e tij ka folur Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e tij.
“Mauro vijon të jetë i lidhur me PSG-në edhe për dy sezone dhe për të prishur një kontratë duhen shumë para, ndaj nuk është situata ashtu siç paraqitet në media.
Kur ndërrohet trajneri, ndodhin edhe gjëra të tilla, pasi Galtier ka ardhur me vendime e plane të tjera, megjithatë për këtë ekzistojnë shkëmbimet apo transferimet.
Në këtë situatë janë disa lojtarë te PSG-ja, por edhe te klube të tjera, megjithatë faleminderit që më pyesni mua, pasi jam e vetmja që e di si është situata”, tha Wanda Nara.