×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Situata në Gjermani e Belgjikë, mbi 180 viktima, banorët dhe ushtria nisin pastrimin

    Insajderi
    18 July 2021 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përmbytjet e ditëve të fundit kanë lënë pas mijëra të pastrehë, përvecse me qindra viktima. Edhe pse stuhia ka shkatërruar qytete të tëra në Gjermani, Belgjikë, Holandë e Zvicër, Bavaria dhe Këlni janë më të goditurat.

    Vetë banorët, përpos frikës së përkeqësimit të situatës, kanë nisur të llogarisin dëmet. Thonë se përballë furisë së natyrës, dorëzohen.

    “Rrugët janë shkatërruar. Makinat janë marrë nga uji, shtëpitë janë shembur. Këtu është katastrofë, kam parë njerëz që kanë humbur gjithcka. Sa të pashpresë jemi përballë natyrës, kryesisht në raste përmbytjesh si këto.  Disa kanë nisur të pastrojnë gjithcka që stuhia ka lënë pas. Rrënojat janë vështirë për tu fshirë.”

    Moti i mirë këtë fundjavë, me zhvendosjen e asaj që tashmë njihet si “Liqeni i ftohtë”, i ka nxjerrë banorët dhe ushtrinë në rrugë, për të nisur pastrimet, në përpjekje për të rindërtuar dicka.

    Pas banorëve, do të nisin llogaritë e dëmeve edhe nga autoritetet teksa vijojnë kërkimet edhe për mijëra të zhdukur. Stuhia e ditëve të fundit kanë shkaktuar mbi 180 viktima, pjesa më e madhe në Gjermani.

     Ndërsa prej të shtunës, shirat e rrëmbyer dhe stuhia e këtij korriku është zhvendosur më tej në Europë, ku së paku autoritetet janë përgatitur. Salzburgu në Austri është pushtuar nga uji, ndërsa në Vienë, për 1 orë ka rënë shi sa për 7 javë së bashku. Përvec Gjermanisë dhe Belgjikës, e gjithë Europa po përgatitet për të përballur stuhinë, që ka goditur rëndë në viktima dhe dëme materiale edhe Zvicër dhe Hollandë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark