×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Situata në pikën kufitare në Merdarë – Bulliqi takohet me zëvendëskomandantin e KFOR-it

    Insajderi
    28 December 2022 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it Gjeneral Brigade Jozsef Szpisjak dhe Shefin e Ekipit Ndërlidhës Monitorues Karoly Kovacs, me të cilët kanë biseduar për situatën e sigurisë në Komunën e Podujevës dhe në nivel vendi.

    Gjatë takimit, Bulliqi ka shprehur shqetësimin e tij për barrikadat e ngritura në veri të vendit dhe bllokimin e pikë-kalimit kufitar në Merdar, të cilat po e bllokojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe po e cenojnë sigurinë e përgjithshme në vend.

    “Zëvendëskomandanti i KFOR-it gjenerali Szpisjak tha se në kuadër të misionit të KFOR-it, ofrimi i sigurisë për qytetarët e Kosovës, liria e lëvizjes dhe krijimi i një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë janë edhe detyrë mandatore e tyre, të cilët në koordinim me institucionet shtetërore të Kosovës do ta përmbushin misionin e tyre”.

    “Në emër të Komunës së Podujevës e falënderova Zëvendëskomandantin për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi me trupat e KFOR-it në Komunën e Podujevës. Duke qenë edhe komunë kufitare ne kemi takime të rregullta e bashkëpunim të ngushtë në sfera të ndryshme”.

    “U pajtuam që bashkëpunimin e mirë që e kemi ta kultivojmë e thellojmë edhe më tej, në interes të gjithë qytetarëve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark