×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Situata në Veri | Deputeti i PDK me akuza të rënda për Kurtin: Po do që të dalë me gjak të shqiptarëve

    Insajderi
    23 December 2022 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka hedhur akuza të rënda kundrejt kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sa i përket situatës në Veri, shkruan Insajderi.

    Hiseni ka deklaruar për Insajderin se Kurti “Hyri në politikë dhe po do të dalë me gjak të shqiptarëve”.

    Ai përmendi edhe njëherë mundësinë që Kurti sipas tij t’i prish raportet me SHBA-të.

    “Sipas deklarimeve të z. Eskobar, barikadat largohen me dialog dypalësh. Nëse ato largohen me gjak, sipas deklaratës së Albinit, kjo është një tjetër goditje e rëndë besoj dhe e parikuperueshme e raporteve SHBA Kryeministër i Kosovës”, tha deputeti.

    Tutje, deputeti i PDK-së i ka pasur edhe një thirrje për kryeministrin.

    “I bëj thirrje Albinit të ecën sipas rekomandimeve të diplomacisë së z. Eskobar dhe Departamentit të SHBA”.

    Berisha thotë se Kosova ka veç dy mundësi për zgjidhjen e çështjes në Veri.

    “Pra deri tani, ka dy alternativa për largim të barrikadave, e z. Eakobar me dialog dhe e Albinit me vrasje.
    Si deputet i kuvendit të Republikës së Kosovës zgjedhë rrugën e z. Eskobar”.

    Deputeti akuzon rëndë të parin e ekzekutivit kur thotë se “Një politikan si Albini, që hyri në politikë, mbi humbjen e jetëve të djemve të ri kosovar, po kërkon të dalë nga skena politike, me gjak të ri të shqiptareve!”.

    Ish-komandanti i UÇK-së shprehet se “…mendoj se tani kur është pjesë e mekanizmave shtetërore duhet ndalur me çdo kusht gjakderdhjen për interesa personale të kryekomunistit Kurti në Kosovë”.

    Ndërkohë, sot është shënuar dita e 14 e barrikadave në veri të Kosovës. Afër 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të bllokuar që në dy lokacione në veri të Mitrovicës nga vendosja e barrikadave.

    Ndërsa, që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

    Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

    Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime edhe nga ana e KFOR-it e EULEX-it.

    Qeveria iu lutet ndërkombëtarëve për heqjen e barrikadave

    Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme, u paraqit mbrëmë nga Mitrovica në një konferencë për media, ku foli për barrikadat dhe çështje të tjera që lidhen me to.

    Ai tha se po presin KFOR-in që t’i largojë barrikadat.

    “Jemi në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, dhe presim që së ma parë të veprojë nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë, apo të themi që është rënduar. Po presim që sa më shpejt barrikadat të largohen”.

    Transferimi i këtij të fundit në një qendër paraburgim është prioritet për autoritetet, tha Sveçla, duke zbuluar dhe se për këtë kanë kërkuar edhe ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë.

    Tutje, vartësi i Kurtit, Sveçla foli edhe për ish-policin serb të arrestuar, Dejan Pantiq – arrestimi i të cilit nxiti ngritjen e barrikadave.

    Ai tha se Pantiq është mirë me shëndet dhe po merr trajtimin e duhur, dhe i njëjti gjendet në një stacion policor afër Jarinjës.

    Transferimi i këtij të fundit në një qendër paraburgim është prioritet për autoritetet, tha Sveçla, duke zbuluar dhe se për këtë kanë kërkuar edhe ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë.

    “Prandaj për ne mbetet prioritet transferimi i tij përmes bashkëpunimit me partnerët tanë”.

    Ndërsa mbetet të shihet, a do t’i pranojnë ndërkombëtarët lutjet e Qeverisë për heqjen e barrikadave dhe transferimin e Pantiqit, apo do të vazhdojnë vet drejt zgjidhjes së situatës në veri.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se barrikadat në veri nuk mund të tolerohen edhe shumë gjatë. Por, Kurti ka shtuar se shqetësimi i tyre është “se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat”, andaj ka shtuar ai, kjo është arsyeja pse po veprojnë me shumë kujdes.

    “Shqetësimi ynë [është] se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative”, citohet të ketë thënë Kurti nga mediumi britanik “The Guardian”.

    Ndërkohë, barrikada në veri të Kosovës janë ngritur më 10 dhjetor, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark