×
  • Lajme
  • Lajme

    Situata në Veri, Hoxhaj i propozon Kurtit të mbajë një seancë të mbyllur

    Insajderi
    30 November 2022 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Enver Hoxhaj i ka propozuar kryeministrit, Albin Kurti që të mbajë një seancën të mbyllur, ku do të mund të shprehej më lirshëm për situatën në veri pas tensioneve të shkaktuara për targat.

    Sipas deputeti të PDK-së, situata në veri është në pikën më të ulët politike në vitet e fundit.

    “S’është vetëm vakum, por humnerë politike ku komunat e Kosovës janë pa kryetarë, ku asambletë janë pa këshilltarë, ku Policia është pa policë… Data 4-5 nëntor është më e keqja në historinë moderne të shtetit të Kosovës. krejt çka është ndërtuar nga pavarësia është shembur”, ka thënë Hoxhaj.

    “Situata në veri ka qenë çdo herë komplekse, por pas 5 nëntorit është një kolaps shtetëror. Kryeministri nuk duhet të na tregojë sa paragrafë i ka komunikata e BE-së, por të na tregojë sa zyrtarë shtetërorë janë dorëhequr”, u shpreh Hoxhaj.

    Sipas tij, Kurti ka qenë historikisht gabim në disa tema.

    “Dua të dëgjoj çka do të ndodhë me zgjedhjet në veri. Çka do të ndodhë me çështjen e asociacionit. A do të kemi marrëveshje që përfshin anëtarësimin në OKB apo njohjen, apo asnjërën e as tjetrën. Unë e ftoj kryeministrin që të shkojë në Washington, në Londër, Berlin, Paris, Bruksel. Nuk është e rrezikshme diplomacia e tavolinave. Më e rrezikshme është ajo e terrenit. Kam një bindje që nëse situata nuk kalohet në veri të vendit, unë kam frikën që nëse në mars 2023 flasim me gjuhën e njëjtë, ne do ta kemi problemin Prishtinë – Mitrovicë”, ka thënë Hoxhaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark