×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Situata në veri – një femër dhe dy meshkuj u sulmuan në Leposaviq

    Insajderi
    01 August 2022 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tre kosovarë, një femër dhe dy meshkuj janë sulmuar nga persona të cilët kishin vendosur barikada në Leposaviq, shkruan Insajderi.

    Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, derisa theksohet se viktimat ishin duke lëvizur me targa të huaja drejt kufirit Kosovë-Serbi.

    Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.

    Njoftimi i plotë:

    Leshak, Leposaviq 31.07.2022-17:20. Tre viktimat , dy meshkuj dhe një femër kosovar/e, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturën me targa të huaja në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë sulmuar nga persona të dyshuar të cilët kishin vendosur barrikada. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.

    Të hënën ka hyrë në fuqi vendimi për reciprocitet për letërnjoftimet. Përmes të njëjtit shtetasit serbë që hynë në Kosovë do të pajisen me fletëdeklarime për hyrje/dalje në territorin e vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark