×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Situata në veri – reagon MPB’ja: Grupe huliganësh të dirigjuara nga Beogradi

    Insajderi
    31 May 2023 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmeve që janë bërë në drejtim të policisë së Kosovës, gjatë ditës së sotme në Zveçan, ku një polic është lënduar.

    Në reagimin e MPB-së thuhet  se sot grupet e maskuara kriminale dy herë radhazi i kanë sulmuar policinë e Kosovës, pa asnjë provokim paraprak.

    Në reagim po ashtu thuhet se sulmet e tilla janë të papranueshme dhe se kriminelet do të identifikohen dhe do të ballafaqohen me drejtësinë.

    Reagimi i plotë i MPB-së:

    Sulm tjetër kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan.

    Sot pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë sulmuar dy herë radhazi në Zveçan nga grupe të maskuara kriminale.

    Në të dy rastet, nga të cilat janë dëmtuar 2 automjete policore dhe është lënduar një pjesëtar i Policisë, nuk ka pasur asnjë provokim paraprak. Përkundrazi, ka vigjilencë të shtuar të Policisë për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar çdo eskalim të mundshëm.

    Sulmet e tilla janë të papranueshme. Këto grupe huliganësh po vijojnë të dëshmojnë se janë të orkestruara dhe të dirigjuara nga Beogradi që të destabilizojnë vendin tonë. Sulmet e tyre po rrezikojnë jetën e zyrtarëve policorë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve dhe të gjithë qytetarëve në veri të vendit.

    Kriminelët do të identifikohen dhe do të ballafaqohen me drejtësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark