×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Situata në Veri, ShSKUK: Ngrihet gjendja e gatishmërisë në institucionet shëndetësore

    Insajderi
    24 September 2023 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur sot në veri të vendit.

    Gatishmëria është ngritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës dhe atë të Vushtrrisë, thuhet në njoftim.

    Njëkohësisht, ShSKUK njofton se mbrëmë mjekët e Spitalit të Mitrovicës dhe pastaj ata të QKUK-së, kanë trajtuar policët e plagosur të cilët pas ekzaminimeve mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme janë jashtë rrezikut për jetë”.

    ShSKUK u shpreh ngushëllime të thella familjes së policit të vrarë dhe të plagosurve ju uron shërim të shpejtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark