×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sivjet lindën 200 fëmijë më shumë se sa në vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore

    Insajderi
    06 July 2022 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, u kryen 4 mijë e 379 lindje, 200 më shumë se sa në vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.

    Në 1 mijë e 623 raste lindjet u kryen me intervenim kirurgjik.

    Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 2 mijë e 344 foshnje janë meshkuj dhe 2 mijë e 160 foshnje tjera janë femra.

    Sipas raportit të punës për periudhën janar- qershor, u regjistruan 111 lindje me binjakë dhe 7 lindje me trinjakë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark