Klubi i Napolit ka marrë një lajm të keq ditën e sotme. “Të kaltrit” humbasin shërbimet e Victor Osimhen për ndeshjet ndaj Genoa dhe Juventus.
Nigeriani u ndëshkua me karton të kuq në sfidën hapëse të Serie A për ekipin e Spallettit, ndaj Venezia.
“Skualifikim për dy ndeshje dhe një gjobë prej 5000 euro për Osimhen, për shkak se bëri një goditje të vullnetshme në fytyrën e kundërshtarin, teksa topi nuk ishte brenda katërkëndorit të fushës”, shkruhet në raport.