×
  • Lajme
  • Sport
  • Sport / Insporti

    S’ka gjumë për Andin Lokajn, kërkon lirimin e menjëhershëm të Agim Ademit

    Insajderi
    22 March 2023 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komentatori i njohur i futbollit, Andin Lokaj, duket se është zemëruar shumë pasi policia arrestoi Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale.

    Lokaj ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke thënë se do ta quajë Federatën e Futbollit kosovar si Federatë të Kim Jung (diktatorit të Koresë së Veriut), nëse Agim Ademi nuk lirohet deri nesër.

    “Shtetit Kore e Veriut

    Nga nesër.

    Nëse nuk lirohet Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe nëse nuk kthehet në pozitën e tij të cilën e ka kryer në mënyrë briliante deri më tani, unë do t’a konsideroj Federatën e futbollit kosovar si Federatë të Kim Jung.”, ka shkruar Lokaj në Facebook.

    Ademi është ndaluar nga organet shtetërore për 48 orë për akuzat siç thuhet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë: ‘Keqpërdorim i besimit’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së. I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale.”, shkruhej në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark