×
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Lajme / Botë

    S’ka më luks të shfrenuar për familjen e Abramovich – Si po e gjunjëzojnë sanksionet mikun e Putin

    Insajderi
    26 March 2022 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Roman Abramovich-it, i janë ngrirë  paktën 3.2 miliardë paund asete në Mbretërinë e Bashkuar, që do të thotë se ai nuk mund të shesë asnjë prej tyre, përfshirë dhe klubin e futbollit të Chelseat.

    Lista e plotë bën e aseteve të sekuestruara përfshin një rezidencë me 15 dhoma gjumi në Kensington Palace Gardens, me vlerë më shumë se 150 milionë funte; një apartament në Chelsea Waterfront, me vlerë rreth 22 milionë £; dy superjahte me vlerë rreth 500 milionë £ secili; tre avionë privatë, me vlerë pothuajse 400 milionë paund së bashku (përfshirë një Boeing 787-8 Dreamliner me 50 vende); dhe një flotë me Porsche, Ferrari dhe Maserati me vlerë më shumë se 16 milionë funte. Dhe kjo është para se të arrini te paratë, ose aksionet e tij të ngrira në bursën e Londrës.

    Vetë Abramovich ndodhet në arrati, ku për herë të fundit u pa në një sallë pritjeje të aeroportit VIP në Tel Aviv të hënën e kaluar, përpara se të fluturonte për në Stamboll. Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve tregojnë se avioni i tij “Gulf Stream” fluturoi për në Moskë të nesërmen, ku besohet se edhe ndodhet aktualisht.

    Kjo ka prekur edhe familjarët e tij, që janë mësuar të jetojnë në luks. Ish-gruaja bionde magjepsëse e Roman Abramovich e ndan kohën e saj mes dy mega-pallateve në Belgravia, një pasurie prej 18 milionë paundsh (£), 425 hektarësh në West Sussex dhe një vile 15 milionë paund buzë detit në Antibes – dikur shtëpia e Dukës dhe Dukeshës së Windsor. 

    Fëmijët e çiftit sigurisht janë kujdesur mirë, me Abramovich që njihet si një baba i dashur. Djali i tij i madh, Arkadiy, një manjat industrial me investime të konsiderueshme në naftë dhe gaz, duket se ka më shumë gjasa të ndjekë gjurmët e babait të tij, ndërsa dy vëllezërit dhe motrat më të vegjël, Arina dhe Ilya – respektivisht një modele dhe një studente – preferojnë të qëndrojnë larg vëmendjes. Janë dy vajzat e tij më të mëdha, Anna dhe Sofia, ato që jetojnë në legjendat e trashëgimtarëve të pasur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark