×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “S’ka sinjal”, gjatë fjalimit të Kurtit, Bajqinovci me dyshime të rënda kundër IPKO’së

    Insajderi
    09 February 2024 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë mbrëmë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Serbia në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Por, fjalimi i tij nuk është dëgjuar i plotë nga deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, shkruan Insajderi.

    Bajqinovci ka ngritur dyshime të rënda ndaj rrjetit kabllor “IPKO”, i cili gjatë transmetimit ka pasur mungesë të sinjalit. Sipas tij, në fillim dhe në mbarim të fjalës së kryeministrit.

    Deputeti është shprehur se kjo “nuk më duket rastësi kjo”.

    “Si me sekonda kur foli Kurti u nderpre sinjali i IPKO-s dhe per me keq u leshua po ashtu me sekonda sapo perfundoi fjalimi i tij. Nuk me duket rastesi kjo. A ju ndodhi edhe juve?!”, shkroi ai në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark