×
  • Lajme
  • Insajderi

    Skadimi i afatit të vaksinave AstraZeneca- Reagon ambasada e Norvegjisë në Kosovë

    Insajderi
    02 September 2021 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi, ka raportuar para dy ditësh se mbi 130 mijë doza të vaksinave Astrazeneca që ishin donacion nga Norvegjia, u ka skaduar afati të mërkurën.

    Lajmi për gazetën u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por ministri që e udhëheq këtë dikaster, Arben Vitia nuk e mori përgjegjësinë për dështimin e administrimit të këtyre vaksinave.

    Vitia përmesë një konferencë me dy media, u mundua të arsyetoi dështimin e tij duke thënë se për shkak të dezinformatave në lidhje me afatin e vaksinave qytetarët kanë hezituar që ta marrin vaksinën AstraZenenca.

    Gazeta Insajderi, ka pyetur edhe Ambasadën Norvegjeze në Kosovës se si e komentojnë dështimin e administrimin të këtyre vaksinave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Ambasada Norvegjeze është distancuar nga ky rast duke mos dhënë koment lidhur me këtë çështje.

    “Ambasada Norvegjeze në Prishtinë nuk ka komente lidhur me këtë çështje. Luteni shumë që ta kontaktoni Ministrinë e Shëndetësise, përgjegjëse për distribuimin e vaksinave në fjalë”, thuhet në përgjigjet e tyre dhënë Insajderit.

    Ministria e Shëndetësisë, përgjatë 60 ditëve nga data e pranimit të vaksinave AZ nga Norvegjia, administroi vetëm 46 mijë vaksina, duke bërë që 75% e donacionit (133 mijë vaksina) të shkojnë në asgjësim në kohën kur Kosova po kalon valën më të rëndë të pandemisë së Covid 19, ku brenda 1 jave ka regjistruar 156 vdekje nga Covid-19. për vetëm 12 ditë ishin mbi 20 mijë raste pozitive.

    Aktualisht Kosova është pika e zezë në Evropë sa i përket numrit të infektimeve dhe vdekjeve. Madje edhe Bashkimi Evropian e ka hequr shtetin e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark