Disa orë para derbit më të madh në Kosovë ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, ka ndodhur një skandal i madh, shkruan Insajderi.
Në stadiumin ku është pritur të zhvillohet ndeshja, është djegur bari i fushës sintetike me lëndë djegës, benzin.
Pas këtij akti skandaloz, derbi është në vënë në dyshim për sot.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovë, për të hetuar rastin se si ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i FFK-së rreth ndeshjes, se a do të zhvillohet sot apo do të shtyhet.
Ndeshja sipas orarit pritet të nis nga ora 15:00. /Insajderi/