×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    ‘Skandal i madh një djalit të ri të ia shuaj karrierën’: Pozhegu publikon pamjet nga incidenti me trajnerin

    Insajderi
    12 July 2022 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën (dje) Gazeta Metro ka raportuar ekskluzivisht lidhur me një incident që ka ndodhur në Kombëtaren e Kosovës U-20 në hendboll ndërmjet ndihmës trajnerit, Leonard Cula dhe portierit, Menot Pozhegu. Në një prononcim për Gazeta Metro portieri 18-vjeçar ka thënë se ky është një skandal i madh dhe do ta përfundojë karrierën e tij nëse Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) nuk do të reagoj. Ai gjithashtu ka dërguar edhe fotografi pas goditjeve që kishte marrë nga ndihmës trajneri i tij.


    Pozhegu në deklaratën e tij të Policisë ka deklaruar që ndihmës trajneri e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte goditur me të dyja duart në fytyrë.

    Menot Pozhegu ka treguar se edhe më herët e kishte pasur trajner te skuadra e Vëllaznimit, Leonard Culan, dhe ai do të ishte personi i fundit sipas tij që do të bënte një skandal të tillë.

    ”Skandal i madh një djalit të ri që ka lu gjysmën e sezonit si 18-vjeçar te Prishtina me ja shu talentin, karrierën edhe të ardhmen është ma e keqja. Probleme më herët nuk kemi pasur sepse unë e kam pasur edhe trajner atë më herët te Vëllaznimi e ka qenë personi i fundit që ishte pritur nga ai një skandal,” tha ai.

    Pozhegu ka dërguar edhe një e-mail në drejtim të FHK’së për ngjarjen që kishte ndodhur më 6 korrik rreth orës 12:00 dhe thotë se nëse nuk do të merr përgjigje deri nesër atëherë do ta përfundojë karrierën.

    ”Pres përgjigje nga Federata deri nesër kishte qenë eventualisht mirë sepse është edhe fer prej tynve sepse trajneri duhet të jetë personi i fundit që e godet dhe e sulmon fizikisht ndonjë lojtar. Nëse nuk marrë përgjigje pozitive nga Federata atëherë unë do ta përfundoj karrierën,” nënvizoi ai.

    Pas gjithë kësaj ‘katrahure’ krye trajneri i Kombëtares së Kosovës, Taib Kabashi, kishte marrë vendim që të mbaj një mbledhje. Në këtë mbledhje Pozhegu thekson se është biseduar lidhur me jo disiplinën e tij dhe që ka bërë probleme sipas trajnerit dhe ndihmës trajnerit, ndërsa flet edhe për marrëdhëniet e tij me ndihmës trajnerin para se të ndodhte incidenti.

    ”Mbledhje është folur kishe për jo disiplinën tem se unë kam qenë i zhurmshëm dhe kam bërë probleme sipas tyre. Unë edhe si fëmijë kam qenë tip hiperaktiv dhe e dinë edhe ai trajneri i cili më ka sulmuar fizikisht, duke e marrë parasysh edhe që ka qenë trajner i grupmoshave të reja më herët dhe jemi njohur më herët, ai e din se çfarë pasioni dhe energjie kam për hendbollin,” deklaroi ai për Gazeta Metro.

    Në fund, 18-vjeçari tregon se gjatë kohës sa kishte qenë në grumbullim ka përfunduar detyrat e tij me sukses dhe thotë se edhe skuadra e Prishtinës ka shprehur interesim për të siguruar shërbimet e tij nga Vëllaznimi sepse kishte pasur një gjysmë sezon të mrekullueshëm.

    Unë nuk kam shkuar në selektim se do të jem i pari portieri dhe nuk po ma nin me ushtru, e kam kryer punën time dhe detyrat që mu kanë dhënë me plotë sukses. Gjithashtu edhe ekipi i Prishtinës ka interesim të vazhdoj bashkëpunimin me mua dhe jemi në bisedime që ndoshta të kaloj unë atje. Dhe llogarite një ekip si Prishtina të kërkoj të vazhdoj bashkëpunimin tregon shumë qartë se çfarë njeriu jam unë,” përfundoi ai.

    Menot Pozhegu është pjesë e skuadrës së Prishtinës të ekipit të parë në Superligën e Kosovës, ndërsa hapat e parë të karrierës i kishte marrë te Vëllaznimi. Ai kishte qenë edhe titullar i padiskutueshëm në formacionin e Kombëtares U-19.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark