×
  • Sport
  • Sport

    Skandal në Angli! Burnley ka siguruar një vend në Premier League, por akuzohet për trukim ndeshjesh në Championship…

    Insajderi
    23 April 2023 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Burnley, skuadra që udhëheq Championship me 92 pikë pas 43 ndeshjesh,  akuzohet për trukim ndeshjesh! Skuadra e Vincent Kompany që ka siguruar një vend në Premier League dhe e presin 120 milionë paundë si shpërblim, tashmë ka probleme. Ndaj tyre do të nisë një hetim për akuzat e rënda nga Huddersfield.

    Skuadra e Kompany është e para në renditje, ka 10 pikë më shumë dhe ende pret të dalë matematikisht kampion. Prej kohësh është “certifikuar” kalimi i saj në elite, por për shkak të një sërë rezultatesh të këqija, dy barazime dhe një humbje, ata u gjendën në sulm. 

    Huddersfield, që po lufton për mbijetesë, pretendon se Burnley ka rregulluar ndeshje për të ndihmuar skuadrat e tjera në zonën e rrezikut. Ata barazuan me Reading dhe Rotherham dhe humbën nga Queens Park Rangers, të tre skuadrat që janë në pjesën e poshtme të tabelës.

    Të shtunën, Queens Park mori tre pikë nga “Turf Moor”. Kompany ka “përzier letrat” në ndeshjet e fundit, gjë që ai e ka justifikuar me një ngjeshje të ndeshjeve, por pritet që ndaj skuadrës së tij të nisë një hetim. Përsa i përket ndëshkimit, sanksionet financiare janë të mundshme, por edhe mund të hiqen pikë. Gjithsesi, deri tani gjithçka është në kuadrin e fjalëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark