×
  • Sport
  • Sport

    Skandal në MLS, Insigne ofendon keq tifozin në stadium: “Ik q….Ki respekt! “

    Insajderi
    02 October 2023 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lorenzo Insigne shkoi në MLS (kampionatin amerikan te futbollit) nga Napoli sezonin e kaluar dhe mori një pagë prej 15.000.000 dollarësh në vit nga Toronto, dhe kur nuk dha ndeshjet e pritura, pasuan konfliktet! Tani ai u filmua në ndeshjen kundër Cincinnati të shtunën duke fyer tifozët e tij nga tribuna!

    Sulmuesi i vogël, i cili shënoi vetëm gjashtë gola sezonin e kaluar si lojtari më i shtrenjtë i MLS-së, i bërtiti njërit prej tifozëve nga zona ku ndodhej: “Ik q….Ki respekt! ”

    Në dy sezonet që ka qenë në Kanada, Insigne shënoi 11 gola dhe regjistroi gjashtë asistime në 32 ndeshje që janë ende shumë pak për një lojtar që kanadezët paguajnë më shumë se Messi i Inter Miamit! Shikoni sesi Insigne e ofendoi fansin:

    Në Napoli nuk i mungon askujt Insigne, i cili ishte i preferuari i tifozëve. Me largimin e tij , Kvaratshkelia dhe Victor Osimen patën mundësinë të luajnë në formacionin titullar dhe fituan titullin kampion italian në Napoli sezonin e kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark