×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Skandal në spitalin për Covid-19 – Infermierja dhe mjeku kryejnë marrëdhënie seksuale

    Insajderi
    26 November 2020 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Publiku rumun mbeti i shokuar pasi mësoi se mjeku dhe infermierja, të punësuar në spitalin Covid, kishin pasur marrëdhënie seksuale në vetë institucionin gjatë pushimit të drekës.

    Siç thuhet, infermierja dhe mjeku në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, i cili ndodhet në sistemin Covid, patën “shkëndijat” e para gjatë tetorit dhe gjithçka u zbulua kur dikush në mënyrë anonime informoi spitalin, transmeton Reporteri.

    Sipas mediave nga Rumania, ata kishin “folenë e tyre të dashurisë” pranë repartit me të sëmurët më të rëndë.

    Dimitri Vienescu, drejtori i spitalit, tha se ai kërkoi një hetim që do të zgjasë deri më 27 nëntor.

    Punonjësit mjekësorë, emrat e të cilëve nuk janë dhënë, janë të punësuar në Spitalin e Qarkut në qytetin rumun Targu Jiu. Dyshohet se ata ishin ekspozuar nga ish i dashuri i infermieres. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark