×
  • Sport
  • Sport

    Skandal pas skandali – UEFA vazhdon t’i mbyll sytë: Në stadiumin e Manchester Cityt serbët brohorasin “Kosova është Serbi”

    Insajderi
    20 September 2023 - 00:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester City, e ka nisur me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve.

    Të martën mbrëma në “Etihad”, City fitoi 3:1 ndaj Crvena Zvezdës së Beogradit.

    Gjiganti anglez shpërtheu në pjesën e dytë për fitoren bindëse. Skuadra mysafire kaloi në epërsi në minutën e 45-të me golin e Osman Bukarit. Por menjëherë në minutën e 47-të Julian Alvarez barazoi rezultatin në 1:1.

    Pas një ore lojë, Alvarez e shënoi golin e dytë. Ndërkohë për 3:1 shënoi Rodri.

    Tifozët e Zvezdës “Delije” brohoritën edhe në këtë ndeshje “Kosova është Serbi”, shkruan Telegraf.rs.

    Rreth 2 mijë tifozë serbë ishin të pranishëm në këtë duel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark