×
  • Sport
  • Sport

    ‘Skandal politik në Rumani’ – Mediat më të njohura botërore shkruajnë për ngjarjen e turpshme në Bukuresht

    Insajderi
    13 September 2023 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk ka dyshim se ajo që ndodhi në Rumani ka qenë një skandal shumë i madh që ka bërë bujë në gjithë botën.

    Tifozët rumunë me një urrejtje të pakuptimtë ndaj Kosovës prej fillimit të ndeshjes ofenduan në kor.

    Në momentin që himni i Kosovës filloi, të gjithë fishkëlluan dhe filluan brohoritjet ‘Serbia, Serbia’.

    Por në minutën e 18-të kur turma e tifozëve filloi të brohoras ‘Kosova është Serbi’ dhe të shpallet një banderolë me atë mbishkrim, futbollistët e Kosovës refuzuan të vazhdojnë ndeshjen, duke shkuar në zhveshtore pas vendimit nga gjyqtari.

    Për skandalin e ndodhur në Arena Nacionala në Bukuresht kanë shkruar mediumet më të mëdha botërore përfshi ‘Marcan’ spanjolle, BBC e Anglisë dhe Corriere dello Sport të Italisë.

    “Pavarësia e Kosovës njihet nga 100 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, por Rumania është ndër vendet e pakta të BE-së që nuk e njohin. Mbështetësit rumunë gjithashtu ngritën një pankartë ku shkruhej “Bessarabia është Rumania” në të njëjtën anë të fushës me atë me anti “Mesazhi i Kosovës. Besarabia, e cila ka qenë pjesë e Rumanisë midis 1918 dhe 1940, është e ndarë midis Moldavisë dhe pjesëve të Ukrainës”, shkruan BBC .

    “Përgjigja e pjesës tjetër të publikut në stadium ndaj ultrasve ishte shembullore. Me ndërprerjen e lojës dhe lojtarët në dhomën e zhveshjes, kur ultrasit filluan të thërrisnin ‘Rumani, Rumani’, pjesa tjetër e publikut iu përgjigj duke i ftuar. për të dalë ‘jashtë, jashtë’. Loja më në fund rifilloi pas më shumë se 50 minutash. Sigurisht, me një paralajmërim serioz: ‘Mos këndoni më emrat e fqinjëve tanë. Është paralajmërimi i fundit. Në të kundërt takimi do të pezullohet përgjithmonë”. Kishte në mes një tentativë për të evakuuar ultrasit… por nuk ia doli”, theksuan spanjollët nga Marca.

    Spanjollët e AS shkruanin: “Skandal politik në Rumani: lojtarët nga Kosova largohen nga fusha”.

    Gazzetta dello Sport, botimi më i rëndësishëm i Italisë, shkroi: “Në Bukuresht, ultrasit brohorisnin Kosovë e Serbi. Gjyqtari pezulloi përkohësisht Rumaninë – Kosovën”. /Syri/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark