×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Skandal / Zbulohet përgjues në zyrën e presidentit të federatës polake

    Insajderi
    11 October 2021 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një skandal i vërtetë ka shpërthyer në këto ditë në futbollin polak pas një zbulimi të papritur që është bërë në zyrën e presidenti të Federatës Polake të Futbollit, Cezari Kuleza.

    Gjatë një kontrolli ditën e premte në zyrën e numrit 1 të federatës Polake, i zgjedhur në korrik në kreun e federatës pas largimit të Zgibi Bonjek, është zbuluar një përgjues. Kjo ishte një pajisje që transmetonte me valë radio dhe mendohet se ka regjistruar gjithçka që është thënë në zyrën e presidentit të paktën në muajin e fundit.

    Federata polake njoftoi menjëherë policinë e cila ka nisur hetime për këtë ngjarje të rëndë, për të cilën nuk ka ende asnjë lloj indicie se cilët mund të jenë autorët, të interesuar për të përgjuar atë që flitej në zyrën e Kuleza

    .

    Sipas asaj që është mësuar nga mediat polake, pajisja në fjalë është instaluar në një nga ngrohësit e zyrës së presidenti dhe kishte dërguar sinjal radioje rregullisht në periudhën e fundit. Ajo nuk komandohej me telekomandë, duke qenë një pajisje që cilwsohet “e vjetër” dhe sipas ekspertëve,  transmetonte në një distancë mesatare. Pajisja është vendosur në një ngrohës i cili gjendet poshtë dritareve që shohin në një nga rrugët e Varshavës. Ndaj po mbikëqyren edhe kamerat e sigurisë të zonës për të kuptuar nëse ndonjë persona apo automjet ka qëndruar për një kohë të gjatë në mënyrë të dyshime në periudhën e fundit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark