×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Skandali i Martin Berishajt temë diskutimi në televizionin shtetëror slloven

    Insajderi
    24 February 2023 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisioni “Tarča”, që transmetohet në “Prime Time” të televizionit shtetëror slloven, ka bërë jehonë gjithandej vendit gjatë së enjtes mbrëma.

    Temë diskutimi ishte GEN’i, përkatësisht operacionet e kësaj kompanie në Ballkan, me atë më të përfolurën muajve të fundit, në Prishtinë.

    Panelistë ishin Maks Helbl kreu i bordit të GEN-it, Zijad Beçiroviç , drejtori i IFIMES, lobisti Miloš Čirič dhe ish-drejtoresha e Zyrës për Parandalimin e Pastrimit të Parave Klaudija Stroligo. Interesant është fakti se kryeministri aktual, Robert Golob ishte gjithashtu i ftuar, por nuk mori pjesë në emisionin e drejtuar nga Erika Žnidaršič.

    Biseda filloi me faktin se në zyrën e GEN-it në kryeqytetin kosovar nuk është askush. Siç thuhet, ekipi i emisionit ka pyetur në adresën me numër 14 të rrugës “Gustav Majer” në Prishtinë, por nuk ka gjetur asgjë.

    Madje, aty gazetari gjeti një fotokopje, pronari i së cilës iu drejtua: “GEN nuk është këtu. Nuk është këtu”.

    Tutje, raportimi vazhdoi me faktin se vetëm një kilometër larg nga aty, është qendra e regjistrimit të bizneseve. Kompania në pronësi të ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci dhe figurës së njohur në Slloveni, MB Consulting u bë pjesë e ballinave të mediave, pak para zgjedhjeve parlamentare, kur u publikuan transaksionet financiare.

    Por, “kleçka” është dikah tjetër. Paratë Berishajt i kanë ardhur nga GEN-i në Beograd, që ka vetëm katër punëtorë të regjistruar e miliona qarkullim. Diskrepancë e theksuar mes njërës dhe tjetrës, gjë që ngjall dyshime gjithsesi.

    Më pas u diskutuan edhe tërheqjet e Berishajt, gjë për të cilën Nacionale kishte raportuar vazhdimisht.

    Në “Objektiv” u përmend edhe fakti se Berishaj kishte bërë një transaksion prej 8500 eurosh për një kompani “Myloja”, ku pronarë ishin edhe sllovenët Anton Černe dhe Janez Bukovnik, të dy këta ish-drejtues të Lotarisë Sportive Sllovene.

    Jo vetëm kaq. Një tjetër slloven doli në pah. Bëhet fjalë për Erazem B. Pintar. Me 85% të aksioneve, Pintar është pronar i dikur kompanisë së Berishajt, Zaslon Kosova.

    Në një bisedë telefonike për TV Slovenia, ai tha se nuk e mban mend të ketë hapur kompani në Kosovë, ndërsa shtoi se vetëm një herë e kishte takuar Berishajn.

    Ekipi i emisionit kishte tentuar të flasë edhe me Berishajn, por pa arritur fare te ai. Mesazhe telefonike, thirrje, posta elektronike, të dërguara edhe në zyrën e ambasadës në Kroaci, por sërish asnjë përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark