×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali i Policisë- Rrahjen me stupc e shtypjen me veturë të Lulzimit e cilësuan vetëm si “Therje me thikë” në raportin zyrtar

    Insajderi
    21 January 2024 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të dielën e kaluar, Policia e Kosovës kishte njoftuar përmes raportit 24 orësh për ‘rrahjen’ e 18 vjeçarit Lulzim Zejnullahut dhe arrestimin e dy të dyshuarve. Shtatë ditë më vonë 18 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

    Raportimi zyrtar i policisë lidhur me rastin ishte skandaloz, përcjell Insajderi.

    Sipas këtij raporti, rrahja me stupc e shtypja me makinë e 18 vjeçarit, tashmë të ndjerit, është minimizuar duke u cilësuar si “Therje me thikë”.

    Në raport thuhet se viktima kishte lëndime që dyshohet se janë shkaktuar me thikë, derisa pamjet e publikuara dëshmojnë rrahje brutale me një stupc e shtypje me makinë.

    Viktima mashkull kosovar i mitur ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencë pasi që ka pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, kishte njoftuar policia në raportin e 14 janarit.

    Ndërsa nga video e publikuar në media, vërehet qartë se i ndjeri fillimisht ishte shtypur me makinë e më pas ishte rrahur brutalisht me një stupc. /Insajderi.org/

    Si ndodhi ngjarja?

    Lulzim Zejnullahu, 18-vjeçar, mbeti i vdekur si pasojë e lëndimeve nga dy të dyshuar të moshës së mitur.

    Fejzullahu u dërgua për trajtim në spital, pasi mori lëndime të rënda.

    Tashmë i ndjeri vdiq të shtunën, pasi nuk i përballoi plagëve të marra. Në një video të shpërndarë nga mediat, Zejnullahu shihet të jetë goditur me shufër metalike pamëshirshëm nga njëri prej të dyshuarve.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark