×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali me vajin e grurin – Avokatura e Shtetit ushtroi padi më 2 gusht për kompaninë turke dhe atë polake

    Insajderi
    25 August 2023 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokatura Shtetërore e Kosovës ka konfirmuar se ka ushtruar padi, më 2 gusht të këtij viti pranë Gjykatës Komerciale në Prishtinë, ndaj dy operatorëve ekonomikë, kompanisë së grurit nga Turqia “Yafe Turizm Insaat” dhe kompanisë së vajit nga Polonia “Xanto SP.Z.O.O”.

    Padia ndaj dy kompanive është ushtruar pasi një pjesë e grurit, vajit dhe sheqerit që ishin blerë për rezerva shtetërore gjatë vitit 2022 ende nuk kanë ardhur në Kosovë.

    Dëmi ndaj buxhetit të shtetit, sipas Prokurorisë Speciale, është mbi 600 mijë euro.

    “Referuar kërkesës suaj, ju informojmë se Avokatura Shtetërore ka iniciuar konteste gjyqësore – padinë në Gjykatën Komerciale në Prishtinë ndaj dy operatorëve ekonomikë, Yafe Turizm Insaat dhe Xanto SP.Z.O.O”, thuhet në përgjigjen e Avokaturës Shtetërore për “Betimi për Drejtësi”.

    “Paditë janë dorëzuar më datë 02.08.2023”, thuhet më tej në përgjigjen e Avokaturës Shtetërore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark