×
  • Lajme
  • Insajderi

    Skandali që riktheu në vëmendje e publikut rastin e Astrit Deharit

    Insajderi
    26 February 2023 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga fundi i vitit 2022, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një konferencë të jashtëzakonshme shokoi opinionin teksa njoftoi për skandalin e zhdukjes së 12 mostrave të ish-aktivisti të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Pikërisht humbja e mostrave të aktivistit të LVV-së në Institutin e Mjekësisë Ligjorë riktheu në vëmendjen e publikut te rasti i Astrit Deharit.

    Potencojmë që ministrja Haxhiu qysh në ditët e para si ministre kishte dhënë shenja që do të merrej seriozisht me këtë rast.

    Pas këtij incidenti, disa punonjës do ta suspendoheshin. Disa prej tyre u rikthyen në punën e njëjtë. Por, Ministrja Haxhiu për asnjë moment nuk dha shenja se do të jepte dorëheqje për një incident që ndodhi në një institucion që është nën ministrinë që ajo e drejton.

    InDoks ka kërkuar nga ajo që të japë një intervistë që të përgjigje se çka ka bërë për dy vite për rastin e Astrit Deharit, por e njëjta ka refuzuar.

    Prokuroria kishte nisur hetimet edhe për incidentin në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku humbën mostrat e Astrit Deharit. Edhe pse nuk dihet ende saktë se kur humbën ato, Insajderi ka marrë vesh që Prokuroria veçse i ka marrë krejt videot që kanë incizuar po atë laborator ku u zhdukën ato mostra.

    Por, pikërisht ishin këto video që u vunë në pah edhe një herë, por tash nga një deputet i pushtetit. Haki Abazi foli për këto incizime bash ditën kur ai u shkarkua nga posti: Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme.

    Deklarata e Abazit do të ri-ndezte edhe një herë debatin publik për rastin e Astrit Deharit, i cili as pas afro 6 vitesh nuk ka një epilog. As nuk është mbyllur si vetëvrasje, pas asnjë dilemë, e as nuk janë ofruar prova për vrasje.

    Abazi madje kërkoi që nga Prokuroria të intervistohej madje shefi i partisë së tij, Kryeministri Albin Kurti. Deri tash, ai ka përfunduar i intervistuar, derisa është bërë me dije se edhe Ministrja Albulena Haxhiu e zyrtarë tjerë të kësaj ministrie janë intervistuar.

    Për ato çka dihet që i tha në Kuvend, dhe për ato që nuk dihet se çka tha në Prokurori, mediat e patën pyetur edhe Ministren Albulena Haxhiu, por e njëjta do të shfaqje e painformuar.

    Kujtojmë që aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë.

    Emisioni i plotë: Zhdukja e mostrave që tronditi Kosovën

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark