×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Skandaloze: Komentatori i “Arena Sport” refuzon ta përmend Kosovën, i drejtohet Muriqit si lojtar që vjen nga “krahina jugore serbe”

    Insajderi
    16 August 2022 - 23:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër skandal ka ndodhur në komentimin e “Arena Sport” gjatë ndeshjes të hënës mbrëma mes Athletic Bilbaos dhe Mallorcas, ku komentatori ka refuzuar ta përmend Kosovën.

    Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ishte nga minuta e parë në sfidën hapëse të La Liga-s për Mallorcan kundër Bilbao, duke bërë paraqitje të mirë, por që komentatori bëri skandalin e radhës duke iu drejtuar si lojtari që vjen nga “krahina jugore serbe”.

    “Edhe një herë provojnë të gjejnë Muriqin dhe këtë herë ia dalin. Këtë herë njeriu që vjen nga krahina jugore serbe ia doli të ul topin me gju”, ishte një ndër deklaratat e komentatorit të “Arena Sport”.

    Për më shumë mund ta shikoni edhe videon, kur komentatori nuk e përmend Kosovën, por e quan Muriqin lojtar që vjen nga “krahina jugore serbe”.

    VIDEO

    Ndërkohë, kjo ka pasur ndikim edhe te disa media, me “sport1.oslobodjenje.ba” që shkroi se të flasësh për Kosovën mesa duket është e ndaluar në Arena Sport.

    “Të flasësh për Kosovën është e ndaluar në Arena Sport. Komentatori i Arena Sport refuzoi të përmend emrin e shtetit nga vjen Vedat Muriqi”.

    “Muriqi vjen nga Kosova që është shtet i njohur zyrtarisht, por komentatori i Arena Sport paska informata të tjera, duke thënë se ai (Muriqi) ka lindur në “krahinën jugore serbe”, shkruan ky medium.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark