×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Skandaloze: Kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi e quan terrorist babain e Azem Kurtajt

    Insajderi
    09 January 2023 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Veljko Odaloviq, kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi po pretendon se KFOR-i nuk po e kryen punën e vet në Kosovë.

    Siç raporton Kosovo-Online, Odaloviq për “TV PRVA”, ka thënë se është absurd që KFOR-i të refuzojë vendosjen e forcave serbe në Kosovë.

    “Ka nja dy muaj tension në Kosovë, në prag të një incidenti, KFOR-i për Krishtlindje dërgon mesazh se janë ata që do të jenë garantuesi i sigurisë dhe se në ditët kur u plagosën dy djem, dhe një i tretë u rrah.” – ka thënë ai.

    Odaloviq madje jep një deklaratë skandaloze e duke e quajtur babain e Azem Kurtajt “terrorist”.

    Babai i tij ishte terrorist. Ai vdiq në bombardimin e burgut të Dubravës, i cili ishte shënjestër e NATO-s, jo e Serbisë. Ishte një nga krimet e tmerrshme” – tha ai.

    Por kush është e për çka akuzohet Veljko Odaloviq?

    Sipas veprimtari Shukri Aliu, i cili kishte dëshmuar kundër Millosheviqit, Veljko Odaloviq është përgjegjës për vrasjen e profesorit, Fehmi Agani.

    Aliu madje ka theksuar se një kriminel si Odaloviq qëndron në krye të Komisionit për të Zhdukur.

    Përveç serbit, Aliu përmend edhe emrin e një shqiptari për vrasjen e Aganit.

    Aliu ka pohuar se është i pari që ka nxjerrë informacione lidhur me vdekjen e profesor Aganit.

    Veljko Odaloviq është përgjegjës për një vrasje që na ka ndodhë jashtëzakonisht e rëndë profesor, Fehmi Aganin, ky së bashku me një shqiptar Selim Gurgjufi me 6 maj 1999 kanë shku në shtëpinë e Fehmi Aganit, i janë drejtu gruas së tij të ndjerës Sadije Agani i kanë ofru ndihmë për varrimin kinse e ka vra ushtria e UÇK-së, Fehmi Aganin. Ajo i ka përzënë prej shtëpisë dhe ju ka thënë kurrfarë ndihme prej juve sdua se ju e keni kry atë vepër”, ka thënë Aliu.

    “Veprën e ka kry Njësiti për operacione speciale të Kosovës serbe. Është baba e bir, Obrat Vjeshtica me gjithë djalin, këta janë kryesorët. Ai njëri nga ata që ka marrë pjesë në vrasje, unë jam i pari që po i zbulojë. E për krejt këto më i informuari është Veljko Odaloviq. Fehmi Agani është vra në fshatin Suhodoll të Lipjanit. Mirë u bë që kjo ditë erdh me zbulu edhe këtë”, ka thënë Aliu për InDoks të Gazetës Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark