×
  • Lajme
  • Insajderi

    Skandaloze – Minatorëve të Trepçës nuk iu dalin pagat, hynë në grevë

    Insajderi
    12 July 2023 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Minatorët e minierës së Trepçës nga dita e sotme kanë hyrë në grevë për shkak të mos daljes së pagave mujore.

    Minatorët janë shprehur të pakënaqur që nuk kanë marrë pagat dhe si shenjë proteste kanë hyrë në grevë.

    Ata, njoftuan Gazetën Insajderi se kanë hyrë në grevë edhe për shkak të kushteve të rënda që kanë brenda minierës.

    Sipas tyre, grevën do ta ndalin kur shteti t’iu ekzekutoj pagat për muajin e kaluar.

    Kjo nuk është hera e parë që ky sektor përballet me mungesë ta pagave. Shumë herë atyre iu vonohen pagat ose nuk iu dalin fare./ Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark