×
  • Sport
  • Sport

    SKANDALOZE!! Pallati i sportit në Beograd brohoret “Kosova është Serbi…” thirrje që u përshendetën edhe nga Djokoviç!

    Insajderi
    30 March 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tenisti serb Novak Gjokoviç ka ndjekur nga tribuna fitoren e Yllit të Kuq të beogradit ndaj Valencias (92:73) në xhiron e 31-të të Euroligës së basketbollit europian.

    Në një moment tenisti, Novak Djokoviç u shfaq I emocionur sipas mediave serbe kur dëgjoi tifozët e Zvezdës duke brohoritur “Kosovë është Serbi”.

    Kjo thirrje skandaloze, e turpshme dhe e dënueshme në ambientet sportive gjëmonte si rrallëherë “Pioneri” dhe Nole ngriti grushtin lart dhe përshëndeti këngën e fansave të pranishëm në atë pallat sporti.

    Tenisti serb është I njohur për mbëhtetjet e tij nacionaliste në shumë dalje publike, vlen të përmendet se ai është me origjinë nga Mitrovica.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark