×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Skandaloze: Rrezikimi i të dhënave të shpronësimit, ruhen ende në EXCEL

    Insajderi
    02 August 2023 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk e ka funksionalizuar Sistemin Elektronik të Shpronësimeve (SESH). Të dhënat, tash e 10 vite po vazhdojnë të ruhen në programin “Excel”. Ky veprim paraqet rrezik të lartë, shkruan Insajderi.

    Këto të gjetura janë bërë të ditura nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2022.

    Qeveria e Kosovës më 9 mars të 2016 obligonte të gjitha institucionet shtetërore dhe publike që të përdornin Sistemin Elektronik të Shpronësimit, të krijuar nga MMPHI, duke i futur kështu të dhënat e punës së tyre gjatë procesit të shpronësimit, vlerësimit, kompensimit dhe regjistrimit të pronave të paluajtshme.

    Mirëpo pavarësisht këtij vendimi, në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të dhënat ende po vazhdojnë të regjistrohen në EXCEL.

    Për ta menaxhuar më lehtë çështjen e shpronësimeve, MMPH-ja është në proces e sipër të vendosjes së (SESH) që nga viti 2013, mirëpo ky sistem ende nuk është funksionalizuar dhe regjistrimi i të dhënave të shpronësimit vazhdon të kryhet në mënyrë manuale në programin Excel”, thuhet në raport përcjell Insajderi.

    Sipas ZKA-së, në këtë formë po rrezikohen të dhënat, ato lirshëm mund të ndryshohen pa lënë gjurmë.

    Data-baza ku ruhen të dhënat e pagesave të ekzekutuara ndër vite për shpronësimet, mbahet në formatin Excel, gjë që paraqet rrezik të lartë që shënimet të humbasin ndryshohen apo të manipulohen, duke mos lënë gjurmë. Gjatë vitit 2022 ministria kishte ndërmarrë disa masa në këtë drejtim duke formuar një grup punues për ndërmarrjen e veprimeve ligjore dhe teknike për funksionalizimin dhe avancimin e Softuerit si dhe koordinimin e punëve me të gjitha institucionet përkatëse të përfshira në këtë proces” ,vijon raporti.

    Pavarësisht se një grup punues teknik me ekspert të IT-së ishte formuar për të bërë analizë të SESH, sërish sistemi nuk është funksionalizuar, thonë nga ZKA.

    Mos funksionalizimi i SESh-it dhe regjistrimi i të dhënave të shpronësimit vetëm në Excel, si dhe mungesa e një procedure për të funksionalizuar plotësisht këtë proces, rrit rrezikun e gabimeve dhe cenon sigurinë e të dhënave”.

    Me gjetjen e auditorit është pajtuar edhe Ministria e cila tani po udhëhiqet nga Liburn Aliu.

    Edhe Gazeta Insajderi, ka kërkuar përgjigje nga ministrit dhe zyrtarët e ministrisë për të kuptuar nëse kanë filluar të merren më këtë çështje, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark