×
  • Showbiz
  • Show

    Skandaloze: Shtatë konkurrente të “Miss Universe” ankohen për ngacmime seksuale

    Insajderi
    09 August 2023 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtatë konkurrente në konkurset e bukurisë të zhvilluara së fundmi në Jakarta, për përzgjedhjen e vajzës që do të përfaqësojë Indonezinë në fazën finale për t’u shpallur “Miss Universe”, kanë akuzuar organizatorët për ngacmim seksual.

    Sipas paditësve, organizatorët e konkurseve kombëtare i kërkuan 30 finalistëve të zhvisheshin për “ekzaminimet fizike”.

    Avokatja Melissa Angraeni tha për Agence France-Presse (AFP) se organizatorët këmbëngulën në nevojën për të përjashtuar praninë e “celulitit ose tatuazheve” kudo në trupat e konkurenteve.

    30 finalistët u kaluan në këtë test në një dhomë me më shumë se 20 persona të pranishëm, duke përfshirë disa burra, sipas avokatit, i cili shtoi se pesë vajza u fotografuan gjatë testit.

    Një nga paditëset tha në një konferencë për shtyp se asaj iu kërkua të pozonte në mënyrë të turpshme, duke hapur këmbët. 

    “Ndihesha sikur po më vëzhgonin, isha konfuze dhe shumë e parehatshme”, tha ajo.

    Rrjeti Kompas TV, i cili transmetoi deklaratat e saj, e kishte redaktuar imazhin për të turbulluar tiparet e fytyrës së saj, duke ruajtur anonimitetin e saj.

    Një zëdhënës i policisë në Jakardë siguroi se ankesat do të hetohen.

    Drejtoresha e autoritetit organizues të spektaklit të bukurisë indoneziane, Popi Kapela, postoi në Instagram për të falënderuar të gjithë ata që ndanë “mendime, ndjenja dhe ide” për konkursin e bukurisë pas zbulimit të skandalit të madh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark