×
  • Lajme
  • Lajme

    “S`kanë pare për turshi, s`kanë pare për dru” – Besnik Bislimi tallet me arsimtarët

    Insajderi
    05 October 2022 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përpjekjet për t`i shtypur mësuesit grevistë e lënia pa paga nuk kanë që të vetme çka kanë bërë deri tash pushtetarët. Sot zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, edhe është tallur me punëtorët arsimor, madje nga kuvendi aty ku ishte ftuar për raportim para deputetëve. “Mos e zhvendosni arsimtarin në nivelin social, kanë me ble turshi s`kanë pare. Kanë me ble dru s`kanë pare”, tha Bislimi

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk ka dashur që anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane t`i bëjnë pyetje që lidhen me temën kryesore të ditëve të fundit në Kosovës – lënien e punëtorëve të arsimit pa paga të shtatorit.

    Tha me mburrje se ai është ligjëruesi i vetëm në Kosovë për sindikatat, dhe se ligjërata mund të bëjë deri në 16 ditë.

    “Në Kosovë është veç një ligjërues i sindikatave. Unë jam ligjërues, muj me ligjëru 16 ditë nëse doni por jo në komisionin për integrime evropiane”, tha Bislimi me mburrje para anëtarëve të komisionit ku ishte ftuar për raportim.

    Por në insistimin e anëtarëve të komisionit që të dinë se a do t`u bëhet zgjidhje, Bislimi tha se nuk duhet të zhvendosen arsimtarët në nivelin social, përcjell Insajderi.

    “Ne kemi zgjidhjen, sot del kryeministri tregon zgjidhjen. Por duheni me kuptu që në rrafshin politik ju mundeni me diskutu në kuvend, por në rrafshin social kanë pare me ble dru, qeveria duhet me vepru në bazë të ligjeve”.

    “Mos e zhvendosni arsimtarin në nivelin social, kanë me ble turshi s`kanë pare, ajo është sociale. Nëse thoni qeveri duhet kësi vendime me marrë, unë i thom rregullon krejt infrastrukturën në fshatin tem Bukovik, masi s`koka me ligje por me bindje e politika sociale”, tha më tej Bislimi.

    Ministria e Financave, nuk i ka ekzekutuar pagat e mësimdhënësve grevist të premten kur edhe I kanë qitë pagat e punëtorëve tjerë të punësuar në sektorin publik.

    Sindikata e Bashkuar e arsimit kanë paralajmëruar se do të bëjnë padi ndaj ministrit Hekuran Murati, dhe do të ndërmarrin masa tjera nëse pagesa nuk bëhet sot. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark