×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Skemat pensionale dhe reformat sociale, Tahiri: Qeveria ka dështuar

    Insajderi
    22 February 2024 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar me skemat pensionale dhe reformat sociale.

    Tahiri ka thënë se në muajin mars bëhen një vit që kur Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, por pavarësisht kësaj sipas tij ende nuk është bërë asgjë.

    “Në muajin mars bëhet një vit që kur Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare për ‘Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë’. Që nga ajo ditë e deri më sot nuk ka ndodhur asgjë veçse janë shpërndarë mjete pa kritere dhe pa koncept”, ka shkruar Tahiri.

    “Në buxhetin e vitit 2024 ndarja buxhetore për skema pensionale është diku rreth 550 milionë euro ndërsa për skema sociale diku rreth 158 milionë euro. Pra, kjo qeveri ka deshtuar me skemat pensionale dhe reformat sociale të cilat tani më janë tejet parciale, karshi nevojës për një qasje të integruar për reformë”, u shpreh tutje ai.

    Sipas Tahirit pasojat e kësaj janë afatgjate, dhe shtyejn qytetarët që të migrojnë.

    “Pasojat janë afatgjatë, madje indikative për shtytje në migrim. Pasiguria sociale, mungesa e sigurimit shëndetësor si dhe pabarazia janë rritur. Shto këtu edhe se dialogu social ka arritur në pikën më të ulët”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark