Klubi gjerman St Pauli u rikthye në Bundesligë për herë të parë pas 13 vitesh.
Pas kësaj, mijëra tifoz pas fishkëllimës së gjyqtarit u futën në fushë, meqë ekipi i tyre u rikthye në ligën më elitare gjermane të futbollit.
St. Pauli e mposhti me rezultat 3-1 VfL Osnabruck në Millerntor Stadion për të siguruar kalimin në Bundesliga.
Festa filloi shumë përpara se lojtarët e skuadrës të arrinin në fushë të dielën, pasi rreth 5000 tifozë u mblodhën në rrugët që të çojnë në stadium para fillimit.