Ndeshja e javës së shtatë në kategorinë e dytë të futbollit anglez mes Stoke Cityt dhe Barnsleyt ka sjellë skena të dhunshme.
Stafet teknike dhe futbollistët u përfshinë në një përleshje masive e cila nisi nga një top, shkruan FrontOnline.
Ndihmëstrajneri i Stoke Cityt, Dean Holden donte ta kthente topin shpejt në lojë duke ia dhuruar me shpejtësi lojtarit të skuadrës së tij për ta nisur sa më shpejt rivënien anësore.
Kjo nuk i pëlqeu aspak stoli të mysafirëve të cilët menjëherë shkuan pranë tij për “të qëruar hesapet”.
Situata u tensionua menjëherë e cila prodhoi një përleshje masive, përkundër kësaj, gjyqtari kryesor i kurseu skuadrat duke dhuruar vetëm një karton të kuq.
Ndeshja mes Stoke Cityt dhe Barnsleyt u mbyll baras 1:1
ez, gjithçka nisi nga një top