×
  • Sport
  • Sport

    Skenar i njëjtë si në Superligën e Kosovës ndodhi edhe në Bundesliga 2 – dy gola për gjashtë minuta për të rrëmbyer pozitën e parë

    Insajderi
    28 May 2023 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një matematikë interesante ka ndodhur edhe në futbollin gjerman, saktësisht në Bundesliga 2, ku skuadra e Heidenheim u shpall kampion dhe siguroi pjesëmarrjen në Bundesliga për sezonin 2023/24.

    Në fakt, tifozët e Hamburger ishin futur në fushë duke festuar inkuadrimin në Bundesliga, pasi ekipi i Heidenheim ishte duke humbur 2-1 ndaj Regensburg.

    Në atë ndeshje u dhanë afër 15 minuta lojë shtesë dhe skuadra e Heidenheim arriti t’i shënonte dy gola në minutat 93+ dhe 99+ me anë të Beste dhe Kleindienst.

    Me këtë fitore spektakolare, kjo skuadër siguroi pozitën e parë dhe u shpall kampion. Kurse ekipi i Hamburger SV ra në pozitën e tretë dhe do të luaj në barazh ndaj Stuttgardit.

    Kujtojmë që disa skena interesante të futbollit i pamë edhe sot në Superligën e Kosovës. Në ndeshjet mes Trepçës-Prishtinës dhe Ferizaj-Dukagjini. /LIGSport/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark