×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Skenderaj bën vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet, kërkon kompensim nga qeveria

    Insajderi
    20 February 2023 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një muaj pas vërshimeve në Skenderaj, kryetari i kësaj komune Fadil Nura ka njoftuar sot se iu janë drejtuar Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Komisionit Qendror të Qeverisë për kompensimin e dëmit në vlerën e 12,203,029.29 eurove.

    Kryetari Nura ka bërë të ditur se 372 familje janë prekur nga përmbytjet e 19 janarit.

    “Pas nënshkrimit të kërkesës zyrtare për kompensim të dëmeve, në një vlerësim ku ishin përfshirë njohës të fushave dhe ekspertë, duke vlerësuar kujdesshëm çdo humbje materiale, sot po u drejtohemi Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Komisionit Qendror të Qeverisë për vlerësim të dëmeve për fjalën përfundimtare – kompensimin e dëmit në vlerën e 12,203,029.29 milionë eurove”, ka shkruar Nura në rrjetin social në Facebook.

    Kryetari i Skenderajt pret që kjo javë të jetë me lajme të mira nga niveli qendror për ato 372 familje të prekura nga fatkeqësia e përmbytjeve të 19 janarit, që ua shkatërroi pothuajse plotësisht mundin disavjeçar, për bizneset që humben një pjesë të pasurisë, për bujqësinë dhe të mbjellat që i mori lumi, infrastrukturën publike dhe për çdo dëm tjetër të shkaktuar një muaj më parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark