×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Skenderaj neglizhohet nga Kurti – përjashtohet nga organizimi për shënimin e Epopesë së UÇK-së

    Insajderi
    29 February 2024 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Skenderajt për herë të parë është përjashtuar nga Këshilli Organizativ dhe nuk është ftuar për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me datat 5, 6 dhe 7 mars. Këtë përjashtim e ka bërë Qeveria Kurti, në shtator të 2023-ës. Në listën e ftesave nuk figuron askund Skenderaj.

    Për këtë situatë të krijuar për Insajderin ka folur Amir Lushtaku, zëdhënës i Komunës së Skenderajt.

    Ai thotë se kanë pritur një ftesë zyrtare por që nuk iu ka ardhur, dhe kjo po ndodhë për herë të parë.

    “Ne jemi munduar edhe përmes një reagimi në Facebook, me dhënë një sqarim, pra, është hera e parë do të thotë që nuk ftohemi dhe s’jemi pjesë e Këshillit Organizativ, ne realisht kemi prit sepse gjithmonë një planfikim të hershëm e bën Drejtoria e Kulturës që është bartëse e këtij procesi, po flas brenda komunës, dhe kemi pritur do të thotë  konfirmimin zyrtar që realisht ata kanë marrë një vendim që është i muajit shtator të vitit të kaluar Dhe është pra hera e parë që jemi të përjashtuar prej këtij organizimi që mbahen në territorin e Komunës së Skenderajt”, u shpreh ai për Insajderin.

    Pavarësisht kësaj, ai bëri me dije se si komunë do të vazhdojnë me mbajtjen e aktiviteteve, si rrjedhojë qytetarët e Skenderajt do të njoftohen nëser më saktësisht për agjendën.

    “Absolutisht, ne nesër do ta publikojmë agjendën zyrtare të Komunës së Skenderajt edhe ne do të vazhdojmë me aktivitet që janë edhe nga niveli qendror edhe nga ai lokal. Opinionin do të njoftohet për agjendën e komunës”, u shpreh zëdhënësi.

    Këtu e gjeni edhe reagimin në Facebook.

    Me vendimin e marrë nga Qeveria Kurti me 27 shtator të 2023-ës, bëhen me dije se është themeluar Këshilli Shtetëror për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe 16 vjetori të Pavarësisë së Kosovës.

    Qeveria ka vendosur që nga një përfaqësues të thërras nëpër disa prej institucioneve si: Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, Organizatat e Shoqërisë Civile por jo edhe komuna e Skenderajt.

    Vendimi:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark