Skiatorja amerikane Nina O’Brien pati një aksident të tmerrshëm në Lojërat Olimpike Dimërore, vetëm pak kohë para se të kalonte vijën e finishit.
Asaj iu dah ndihma, me katër anëtarë të stafit mjekësor që vrapuan në dëborë, gara u ndërpre për herë të parë dhe më pas Nina u dërgua me barelë jashtë pistës, njoftojnë mediat e huaja.
Më pas, ekipi amerikan i skive dhe snoëboardit u përgjigj përmes rrjeteve sociale dhe thanë se Nina kishte një rënie të rëndë, por se ishte zgjuar dhe po reagonte.
Ndërkohë ka pasur informacione se Nina ka plagosur këmbën e djathtë, pra ka thyerje të kockës.
Më poshtë mund të shihni foto nga vendi i aksidentit, duke theksuar se Nina ka rënë në portën e parafundit para përfundimit të garës.