Ballkani ka arritur në Belfast të Irlandës së Veriut për ndeshjen e kthimit ndaj Larnes.
Kampioni i Kosovës ka fituar në ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat të thellë 3-0.
Suharekasit tani kanë për synim të kalojnë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit që ka njoftuar se kanë arritur në Belfast.
Të besuarit e trajnerit Ilir Daja do t’i kryejnë dy stërvitje në tokën irlandeze para përballjes të enjten mbrëma.