×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Skuadra e Cozman-it që plagosi Noizyn (video)

    Insajderi
    13 September 2016 - 19:22

    Një javë më herët, reperi Cozman kishte postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram, në të cilën shihej nën shoqërimin e shokut të tij, Albert Krasniqi, me porosinë “Gully” apo “gryka”, por një javë pas, ata së bashku janë gjetur në një “grykë lufte”.

    Bashkë me vëllanë e tij me të cilin para 21 muajve kishin publikuar një fotografi në të cilën shiheshin me armë në duar duke shkruar : “Skuadër e gangsterëve. Problem i dyfishtë”, pasditën e së martës, ia mësyen hotelit luksoz në Qendër të Prishtinës, për të larë hesapet me reperin nga Shqipëria, Noizy.

    Historia e “problemeve” është e largët.

    Dhe problemi ndodhi në të vërtetë. Të martën pasdite, Cozman, Albert Krasniqi dhe Ymer Abdullahu, janë arrestuar për përleshje me armë me reperin Noizy, i cili mbeti i plagosur.

    instict

    Policia tashmë ka arrestuar Cozman me vëllanë e tij Ymerin dhe Albert Krasniqin, ndërsa burime brenda Policisë bëjnë të ditur se gjuajtjen me armë dyshohet se e ka kryer Albert Krasniqi.

    Burime të Insajderit, brenda Babastars, bëjnë të ditur se “skuadra” e Cozman ka qenë moti në kërkim të tijin, pas deklaratave që Noizy ka bërë për anëtarin e kësaj studio diskografike.

    “Problemet mes OTR dhe Babastars kanë qenë të hershme. Kanë qenë fillimisht të armiqësuar Geti dhe Noizy por më pas janë pajtuar dhe së fundmi Noizy ka folur shumë për Cozman duke lëshuar fjalë dhe fyerje ndaj tij”, ka thënë burimi brenda Babastars.

    [fbvideo link=”https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/2076576855901467/” width=”680″ height=”480″ onlyvideo=”1″]

    “Përleshja e sotme ka ndodhur për shkak se Cozman dhe të tjerët e kanë marrë vesh që Noizy është duke qëndruar në Swiss dhe kanë shkuar aty për mi la hesapet”, ka shtuar ky burim.

    E Cozman ka pasur një dyshe perfekte, me vete, kur ka shkuar për t’i larë hesapet me Noizyn.

    krasa

    Ka pasur me vete dy persona të cilët janë të trajnuar që të reagojnë në situata të rrezikshme, apo për mbrojtje të afërt.

    Siç shihet në videot e postuara në Instagram, edhe vëllai i Cozman por edhe Albert Krasniqi, janë të trajnuar edhe me gjuajtje armësh.

    Madje Albert Krasniqi, ka qenë  edhe i burgosur për vrasjen e një personi, shtetësia e të cilit, sipas burimeve të Insjaderit ka qenë serbe. Krasniqi gjithashtu ka qenë në arrati pas ndjekjes së policisë.

    Ndërsa sipas burimeve brenda Babastars, vëllai i Cozman ka qenë një nga shokët e ngushtë të Grupit të Kumanovës, sidomos i Beg Rizajt.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark